Gazetat fshehin lajmin e shkeljes flagrante të ligjit për Nëpunësin Civil nga Edi Rama

3

Nga Roland Bejko

Mora sot dy gazeta për të mësuar diçka më shumë rreth takimit që zhvilloi dje kryeministri me studentët ekselentë për punësimin në administratë të tyre me një VKM duke injoruar ligjin konsensual të 2013 “Për nëpunësin civil” , por për çudinë time nuk gjeta asgjë të pasqyruar në gazeta nga ai aktivitet pompoz i Kryegjelit që këndon siç i do qejfi mbi togun e plehut shqiptar.

Përse nuk e kanë pasqyruar gazetat një shkelje kaq flagrante të ligjit, kur vet Rama e pranoi se po shkelnin ligjin që siç tha edhe vetë është shumë i mirë, por e bëjnë këtë pasi mezi bindën dhe përfaqësuesit e BE-së në Tiranë më një interes madhor…(!?)

Çfarë ndodh kështu në këtë vend?!

Apo kur shkelen ligjet për të vjedhur miliona euro, kujt po i hyn në sy se po shkelet një ligj në emër të pop-politikës së momentit të Ramës i zënë në ngërç nga protestat e studentëve?!

Nejse, unë do bëj punën time.

Nesër do të publikoj një shkrim me argumentat e duhur për t’u dëshmuar pse është jo vetëm një VKM i gabuar, por edhe pse ka për të qenë një nismë e dështuar që as studentët ekselentë nuk ka për t’i ndihmuar dhe as administratën nuk ka për ta rregulluar. Përkundrazi, do shkatërrojë edhe meritokracinë në vlerësimin e studentëve në universitete ku nepotizmi, partishmëria, klientelizmi, dhe rryshfeti, do prevalojë mbi meritën në vlerësimin real të studentëve ekselentë. Për një vend të garantuar pune në administratë, në kushtet kur vazhdon të mbetet si i vetmi treg pune i garantuar kur mungon tregu tjetër, ai privati dhe konkurruesi me paga më të larta, do nxisin tek studentët një garë të pandershme, pse jo. Studenti ekselent, por pa përkrahje do ta ketë të vështirë të “konkurojë” me studentët e mirë, por jo ekselentë, fëmijë të mikut, të partisë, parasë dhe në jo pak raste edhe viktima të abuzimit seksual. Pa folur pastaj për ata studentë që diplomohen në dy tre universitete private ku 10 e marrin edhe pa shkuar fare në provim.
Pu, pu, pu, ça marrëzie po bën ky Edi Rama!! Brenda një viti do dhjetë apo njëqindfishohen studentët ekselentë! Hajde marrëzi, hajde!

I rrallë është vërtet, siç u tha dhe vet dje studentëve, kryeministër si ky që ka një talent të veçantë që në vend që t’i sosë telashet dhe problemet i shumfishon ato, nuk kanë për të patur më. I rroftë snaptçati dhe twiteri !

Pra, universitetet pas kësaj do degradojnë edhe më keq. Ekselenca do shkojë për lesh. Meritokracia dhe administrata publike edhe më për lesh seç janë deri më tani.

Nesër më shumë, natën.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ