Kush ka interes të kapë protestën studentore përveç se vetë Ramës!

3

Nga Red Varaku

Regjimi nuk do të mundë ta shuajë revoltën e studentëve. Sa më shumë do të përpiqet ta shtypë, aq më e fortë do të bëhet ajo. Sepse protesta tashmë e ka arritur qëllimin e saj. Ajo e shembi regjimin brenda ditës. Ajo vrau frikën dhe zbuloi lehtësinë me të cilën mund të shembej ky regjim.

Por, është momenti që revolta të shndërrohet në rebelim dhe e tillë bëhet kur asaj t’i bashkangjiten të gjithë faktorët. Është koha që studentët të thërrasin në ndihmë të gjithë shoqërinë, që për hir të së vërtetës po qëndron larg për shkak të kërkesës së vetë studentëve.

Përndryshe, nëse studentët nuk pranojnë të shkrihen dhe përpiqen të mbajnë larg faktorët e tjerë opozitarë, në fakt nuk bëjnë tjetër, veçse i shërbejnë një asist të shkëlqyeshëm vetë njeriut, të cilin e akuzojnë si përgjegjësin kryesor të ligjit të reformës në arsim, duke çarë kështu faktorin opozitar.

Zërat për ta shndërruar lëvizjen studentore në një parti politike, (siç i sfidoi dinakërisht edhe kryemiu Rama, mbrëmë tek emisioni zonë e lirë),janë zëra, që në fakt tinëzisht i shërbejnë kryemiut. Kush do të përfitonte më shumë nga një parti e tillë në këto momente përveç se partia e kryemiut?

Kur Kryemiu deklaroi se do ta kapte protestën kishte parasysh pikërisht këtë, përçarjen dhe mbajtjen e faktorëve të tjerë opozitarë larg protestës, dhe për ta bërë sa më të besueshëm skenarin, sulmoi edhe Kadri Qorrin, gjoja si një njeri të cilin kryemiu e përçmon, kur në fakt Kadri Qorri , thjesht i shërben në verbëri të plotë, (mbase pa vetëdije, )pikërisht skenarit të Ramës. Duke mbajtur larg faktorët e tjerë politikë, synon ta kthejë lëvizjen studentore në një parti politike,( projekt politik )një karikaturë e lëvizjes me Pesë Yje të Grillos por me një yll, yllin komunist si yll polar.

Pra, të gjithë faktorët opozitarë duhet të bashkëpunojnë për tu shndërruar më pas në një grusht që do ta shembë përfundimisht tranzicionin shqiptar. Ndërkohë, të gjithë ata që kundërshtojnë bashkimin e forcave opozitare për të rrëzuar kryemiun në fakt i shërbejnë vetëm kryemiut.

Në momentin kur të gjithë faktorët opozitarë të bashkohen dhe t’i thonë mjaft këtij regjimi, ai është i rënë. Por nëse secila vatër proteston e ndarë nga faktorët e tjerë, jo vetëm që i zgjat jetën këtij regjimi, por edhe dëmton rëndë rezistencën ndaj tij.

Sepse asnjë tirani, sado e dhunshme dhe e pamëshirshme qoftë, nuk mund t’i rezistojë një populli që bëhet bashkë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ