VIDEO/Deputeti Shehu në Gjirokastër për kohën e keqe, takim me strukturat e PD

3

Deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu në një prononcim për Jugunews.net ka prekur dy cështje shumë kryesore në vend.

Atë të mundësisë së zgjedhjeve politike dhe lokale njëherësh në fund të gjashtë muajve, si dhe paaftësinë menaxhuese të strukturave shtetërore në Qarkun e Gjirokastrës, për përballimin e situatës së motit me dëborë.

Zoti Shehu ka organizuar një takim sot me strukturat drejtuese demokrate në rang qarku ku ka dhënë detyrat përkatëse organizative të të gjitha degëve të PD në vigjilje të sfidave të ardhshme elektorale. Deputeti demokrat i Gjirokastrës beson se skandalet e njëpasnjëshme që kanë plasur kohët e fundit, kanë zbehur dukshëm qeverisjen e majtë e cila është në grahmat e dorëzimit të saj. Për këtë qëllim, kërkohet organizim i strukturave demokrate, takim me elektoratin për përgatitjen e procesit zgjedhor.

Problemet që u hasën me motin e keq në të gjitha njësitë vendore në Gjirokastër, kanë qenë në fokusin e zotit Shehu ku ka rivënë edhe një herë në pah, paaftësinë menaxhuese të institucioneve shtetërore, për të përballuar situatën. Mungesa e përgjegjësisë së tyre karshi njerëzve, ka qenë tregues i qartë-është shprehur zoti Shehu.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ