VIDEO/Grupet e pastrimit të dëborës në terren, problem lagjet e sipërme të qytetit

3

Në Gjirokastër sasia e dendur e borës, shkaktoi disa dëme. Dëborë të tillë qyteti ynë ka parë për herë të fundit në marsin e 1987 e prej asaj periudhe nuk është përsëritur. Koha e keqe u shoqërua me dëmtimin dhe rrëzimin e disa pemëve të llojit pishë në mjaft lagje. Sipas kreut të Agjencisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë e Gjirokastrës Etem Seferi, po punohet për zhvendosjen e këtyre pemëve që fatmirësisht në momentin që u rrëzuan, nuk pati pasoja në njerëz apo mjete e objekte.

Zoti Seferi pohon gjithashtu se grupet e punës së Agjencisë po punojnë ende në lagjet e sipërme të qytetit për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugëve.

Sot në lagjen 18 Shtatori është punuar intensivisht në pastrimin e trotuareve nga dëbora ndërsa problem mbeten lagjet Dunavat e Cfakë, si dhe Njësitë Administrative.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ