Deputeti Shehu “thumbon” homologun socialist, zëri cohet kur konstatohen veprimtari dyshese korruptive

3

Deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, një ditë pas prezencës së tij në zonën e tij elektorale, i është rikthyer edhe një herë kritikave në adresë të pushtetit vendor dhe atij qëndror të cilët treguan paaftësi në menaxhimin e situatës gjatë ditëve të dëborës.

Në një postim në rrjetin social FCB, zoti Shehu, nuk ka lënë pa thumbuar edhe homologun socialist të Gjirokastrës Flamur Golemi i cili një ditë më parë në mënyrë indirekte, kërkoi të mos politizohej situata nga opozita.

Zoti Shehu i ka kujtuar Golemit se momenti për të ngritur zërin për mos realizimin e deryrimeve ndaj qytetareve aq më tepër kur dyshohet për veprimtari korruptive, konstatohet në cdo moment.

Postimi i plotë i deputetit Shehu.

Ne Qarkun e Gjrokastres strukturat drejtuese te degeve te PD, vazhdojne aktivitetin e tyre, qofte prane qytetareve ne keto dite te veshtira jo vetem nga moti, qofte ne forcimin organizativ per ballafaqimet politike te ketij viti. 
Edhe perkeqesimi i fundit i motit nxorri perseri ne plan te pare problemet e medha te qeverisjes:
-Ato me koncesionet, qe megjthese jane mbyllur me kontrata disa here me te kushtueshme per shtetin se sa pak vite me pare, perseri nuk prodhuan sherbimin e nevojshem e te mundeshem per publikun.
-Mos reagimin e institucioneve per te denoncuar kete sherbim te dobet, gje qe te ben te deduktosh jo vetem per paaftesi te tyre, por edhe per marredhenie komprometuese e korruptive me koncesionaret.
-Mos plotesim te detyrave te pushtetit lokal brenda territoreve ne pergjegjesi te tyre, nga pa aftesia, keqperdorimet e fondeve apo mos mbeshtetja e qeverise…
-Nje indiference te instancave shteterore ne terresi ndaj problemeve individuale te qytetareve, te theksuara keto dite.
Ndersa ne lidhje me “kerkesen” e kolegut tim te Rilindjes per te mos vene keto dite gishtin te shkaqet e pergjegjesit e mos funksionimeve, do t’i thoja se momenti per te ngritur zerin per mos realizimin e deryrimeve ndaj qytetareve, vecanerisht kur kjo te ben te mendosh per veprimtari korruptive, eshte kurdohere e kudo konstatohet.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ