VIDEO/Normalizohet qarkullimi në qytet, kripa hidhet pa hesap në cdo rrugë

3

Temperaturat nën zero gjatë dy ditëve të fundit kanë shtuar domosdoshmërinë e shtimit të dozës së kripës nëpër rrugët e brendshme të qytetit të Gjirokastrës.

Ngricat dhe dëbora e ngrirë nëpër rrugë, fatmirësisht deri më sot nuk janë shoqëruar me raste emergjente apo lëndime tek qytetarët. Grupet e punës së Agjencisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë e Gjirokastrës, kanë operuar në terren në hedhjen e kripës në cdo rrugë të brendshme të qytetit duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin e këmbësorëve dhe të automjeteve.

Ditën e sotme në orët e para të mëngjesit dy automjete kanë përshkuar akset më të frekuentuara në qytet si ajo nga Postblloku në Sheshin “Cerciz Topulli” apo dhe nga Ura e Lumit e deri në rrugën fundore të lagjes Gërhot.

Jashtë vëmendjes nuk janë lënë edhe lagjet problematike si Cfakë, Manalat dhe Dunavat ku është hedhur kripë nëpër rrugët e kalldrëmta cka normalizon krejtësisht lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve.

Sipas burimeve nga Bashkia e Gjirokastrës, rrugët kanë qenë të furnizuara me kripë përgjatë gjithë ditëve që kur ka rënë dëbora e parë e deri më sot si dhe mjetet borëpastruese të vendosura që në fillim nga një firmë kontraktore.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ