Luftetari-Kastrioti ndeshje per t’u harruar nga gjirokastritet

3

Nis keq rifillimi i superliges per gjirokastritet. Luftetari vinte ne kete ndeshje me nje bilanc “lufte” per sa i perket mungesave. Largimet (5), demtimet (3) dhe kartona (1), ku gjithsej behen 9 lojater stabel te formacionit te dy fazave te para, bene te mundur disfaten e sotme. Gjithsesi kjo eshte vetem ndeshja e pare e rifillimit te kampionatit per Luftetarin.

Ndeshja nisi jo mire per gjirokastritet, por nuk mund te thuhet keshtu për krutanët. që e gjetën rrugën e rrjetës pas vetëm 10 minutash lojë. Ishte Roxher, që me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë që të shënonte. Në minutat shtese të pjeses së parë Rapa ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj brazilianit të Kastriotit dhe gjyqtari sinjalizoi penallti. Nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë Marku dhe 0-2.

Duhej te vinte minuta e 70, qe Fili blerja me cilesore e merkatos te dimrit per gjirokastritet, te ngushtonte rezultatin ne 1-2, duke hapur lojen. Minutat e fundit të ndeshjes ishin një “makth” i vërtetë për gjirokastritët që në harkun kohor të 6 minutave pësuan edhe tre gola të tjerë me Markun ne minuten e 83 që shënoi golin e dytë personal, më pas ishte Rami ne minuten e 86 dhe në fund perseri Marku ne te 90 vulos rezultatin ne 1-5.

Pas javes se 19 Luftetari gjendet ne vendin e 8 me 17 pike. Javen e ardhshme gjirokastritet do te ndeshen me Lacin ne fushen e ketyre te fundit.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ