Elbansalliu Ahmataj i le ne dere Lacianeve dy “ballokume”

3

Luftëtari jo vetëm që nuk u mposht, por edhe fitoi në Laç sot. Dy gola të realizuar dhe tre pikë të arta për mbijetesën e gjirokastriteve. Debutim perfekt për Dimitris Koconis, qendërmbrojtësin grek, ku në minutën e dytë hap rrugën e fitores së Luftëtarit, madje duke shënuar një gol që do ta kishin zili edhe sulmuesit më të mirë. Minuta e dyte dhe 0-1 per gjirokastritet. Laçi ishte i paqartë, ndalej në çdo aksion nga miqtë dhe nuk rrezikoi për asnjë moment. Një ndeshje shumë e dobët e kurbinasve, që mund të kishin pësuar edhe më shumë gola. Fili dhe Demo ishin ata që kishin mundësitë më të mira për të realizuar. Ishte Aleksi ai që u shfaq i rrezikshëm në fund të pjesës së parë dhe pikerisht ne minuten e 40 ndëshkon Selmanin për të dytën herë dhe 0-2. Ne pjesen e dyte gjirokastritët mbrojtën me fanatizëm avantazhin e pjesës së parë. Në ndihmë u erdhën edhe vendasit me paqartësinë e tyre. Çelaj në fund mund shënonte edhe golin e tretë në shtesë, por jo, Selmani e ndali atë, por humbja ishte arkivuar tashme. Pas javes se 20 te superliges shqiptare Luftetari renditet ne vendin e 8 me 20 pike, nje me pak se sa Tirana e vendit te 7. Javen e ardhshme gjirokastritet do te kene mysafir ne qytetin e tyre vlonjatet e Flamurtarit.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ