Ndeshje e “vaket”, skuadrat ndajnë pikët

3

Luftëtari dhe Flamurtari kane marre nga një pike, pasi nuk shkuan dot me shume se nje barazim pa gola në sfiden mes tyre ne Gjirokaster. Të dyja skuadrat ishin te paqarta dhe nuk arriten të krijonin raste te pastra per shenim. Gjirokastritet ishin me kerkues përgjate gjithe takimit dhe u munduan t’a fitonin sfiden, megjithate Flamurtari u mbrojt mire. Pjesa e pare ishte me e shpejte dhe pati disa ngacmime drejt portave. Rasti me i perfolur ishte padiskutim pretendimi per penallti i Luftetarit. Në minuten e 40 Fili pengohet ne zone nga Pollozhani, por cuditerisht gjyqtari nuk jep penallti. Pjesa e dyte pati shume gabime ne pasime dhe shume duele ne mesfushe. Luftëtari rrezikoi disa here me goditje standarte, por perfundimisht barazim 0-0 duke marre nga nje pike te dyja skuadrat. Pas javes se 21 te superliges shqiptare Luftetari ka fituar 21 pike duke u renditur ne vendin e 8, tre me pak se sa Tirana e vendit te 7. Javen e ardhshme gjirokastritet do te ndeshen me Tiranen ne fushen e ketyre te fundit.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ