Luftetari ben ”detyren”, merr tre pike te domosdoshme ndaj Teutes

Ndeshja e sotme eshte vendosur nga nje gol i Donald Rapos, atij qe i ka golat e “rende” dhe i jep pike te rendesishme Luftetarit. U deshen 32 minuta loje per t’u zhbllokuar ndeshja, ku mesfushori shfrytezoi rremujen ne zonen kundershtare dhe arriti të shenonte duke e cuar rezultatin ne 1-0. Ne fundin e pjeses se pare Dunga e Demo nuk shfrytezojne nje moment te mire shenimi per gjirokastritet, ashtu si dhe Kamara me pas per durrsaket. Keshtu pjesa e pare e lojes u mbyll me epersine minimale te Luftetarit. Portieri i Luftetarit Shkelzen Ruci, u kthye ne “hero” kur ne minuten e 73 ndali Gerhard Prognin ne gjuajtjen e penallitse te fituar nga mbrojtesi Bicaj. Me pas Teuta nuk pati qartesi në sulmet e saj, ndersa gjirokastritet e vendosur mjaft mire arriten te ruanin avantazhin dhe t’i gezoheshin tre pikeve. Pas javes se 23 Luftetari renditet ne vendin e 8 te Superliges Shqiptare me 25 pike. Javen e ardhshme gjirokastritet do te ndeshen me ekipin e Kukesit ne stadiumin e Elbasanit.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ