Tepsia, timonieri dhe kazani

Nga Beqir Gjika n/Kryetar i PD Gjirokastër

Të trija këto epitete, u shkrin në NJË dhe dje e tejmbushën pallatin e sportit. Tepsia zinte pjesën më të madhe e përbërë nga drejtorë, inxhinierë, doganierë, kopshtarë e deri tek fshesaxhiu që ka gjysmën e fshesës në përdorim.

Të gjithë të eksituar kanë vrapuar se ju kishte ardhur shefi që u firmos rrogat të cilat nuk mjaftojnë të kalojnë muajin por detyrohen të boshatisin si gjithmonë ovërdraftin nga bankomati.

Disa me dëshirë dhe disa me pahir kanë mbushur pallatin e sportit. Disa kanë ngelur edhe në pikat e pallatit se do të merreshin mungesat nga shefat e tyre dhe në rast mungese, e hëna do të kthehej në ditën më të zezë të jetës së tyre. Edi shkoi dhe vizitoi nga afër një qendër të re shëndetësore në Lunxhëri por harroi të shikonte Spitalin “Omer Nishani” në c’gjendje është katandisur!

Përmendi rritje në turizëm por turistët do të pengohen në kalldrëmin e Rilindjes aq sa të rrezikojnë jetën e tok me të edhe banesat muzeale që po rënohen përditë nën kujdesin e vecantë të ish ministres injorante të kulturës që socialistët e kanë zgjedhur deputete në Gjirokastër. Ish ministrja e turpit Kumbaro, e quajti veten të privilegjuar, ndërkohë që nuk foli asnjë gërmë për zonën muzeale që po e merr lumi me banesat që po u rrokullisen gurët nga lart për të përfunduar tek Ura e Lumit.

TIMONIERI

Timonieri që ishte vetë Edi, nuk u mor me makinën e tij që harxhon vaj dhe motori i saj ka zënë fund ku është gati të ndalojë njëherë e përgjithmonë. Pra shoku Edi, nuk u mor me veten e tij po me korsinë e kundërt si gjithmonë (opozitëen).

KAZANI

Sa për kazanin, unë personalisht nuk kam absolutisht asnjë fjalë pasi e vetmja gjë që bëjnë, është profesioni dhe puna e tyre. Marrin lajmin dhe e bëjnë ate publik pasi janë pagëzuar nga deliranti kryeministër si kjo enë e cmueshme prej teneqeje.

Dhe një fjali të fundit për Universitetin e Gjirokastrës. Fatkeqësisht ky institucion prej kohësh është kthyer në një qymez pulash ku raporti është i zhdrejtë mes studentëve dhe të të punësuarve, ku sigurisht peshorja anon nga këta të fundit.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ