Ndeshje per t’u harruar, Luftetari humbet me 3 gola

Humbje e thelle kjo e sotmja per gjirokastritet. Ishte Kukesi qe “dermoi” me tre gola Luftetarin ne ndeshjen e luajtur ne Elbasan. Fillimisht ishte Limaj, qe me nje gjuajtje nga distanca shenon golin e pare ne minuten e 22 te takimit. Gjirokastritet u perpoqen qe me anen e kundersulmit te godisnin kundershtarin, por rezultuan te paefektshem ne perpjekjet e tyre. Ne fund te pjeses se pare dhe pikerisht ne minutat shtese te saj, gjeorgjiani Dzaria dyfishon rezultatin ne 2-0. Në pjesen e dyte ritmi i ndeshjes ra dhe Kukesi u mundua te kontrollonte me qetesi ndeshjen, duke mos u sforcuar, nderkohe qe gjirokastritet pretenduan edhe per dy penallti. Kur te gjithe menduan se ndeshja po perfundonte me dy gola avantazhi per kukesianet, Rama me nje parabel trefishon humbjen e gjirokastriteve, duke e cuar rezultatin perfundimtar ne 3-0. Luftetari ishte i pafuqishem dhe ”vrapi” i trajnerit Julian Ahmataj ndalet ketu, pas kater ndeshjesh të shkelqyera ne drejtim. Pas javes se 24 Luftetari vazhdon te renditet ne vendin e 8 me 25 pike dhe javen e ardhshme do te ndeshet ne fushen e vet me Kamzen e vendit te fundit.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ