Braho “raketon” deputetet socialiste

Kryetari i PEISH-se Gjirokaster Gramoz Braho, ne nje shkrim ne fb ben pergjegjes deputetet socialiste te Qarkut Gjirokaster per gjendjen ne te cilen ndodhet pakica egjiptiane. Braho i’u kujton deputeteve ne fjale, se nuk kane bere asgje per komunitetin qe ai perfaqeson. Per me teper ndiqni te plote postimin e tij: Të nderuar deputet të qarkut Gjirokastër në pozitë!
Nëpërmjet një deklarate publike dua t’ju bëj me dije se meqënëse në ditët e sotme Gjirokastra po vazhdon të perceptojë ç’do ditë dhe më poshtë nga ana ekonomike dhe kjo shihet qartë në shumë familje, të rishikoni disa pika dhe të konsultoheni me ministren e shëndetit dhe mirqënies sociale. Aktualisht kemi 1 – ministër dhe një zv.ministër në qeverinë aktuale por, ç’farë po bëhet për shtresat në nevojë?! 
Ç’farë është bërë për pakicën egjiptiane në Gjirokastër?
Sot pjesa më e madhe e të rinjve janë larguar nga vendi sepse këtu nuk kanë gjetur hapësirat e nevojshme për tu punësuar në profesionin që janë specializuar, por ç’farë po ndodh me prindërit e tyre që sot janë në moshë të tretë e që janë të papunë?
Flisni për politikë sociale por po thoni se këta prindër duhet ti mbajnë fëmijët me lekët që punojnë në emigracion, asnjë shpresë nuk i keni dhënë.
Disa prej tyre kanë probleme shëndetësore por as KEMP nuk mund të përfitojnë sepse duhet të kenë paguar vitin e fundit sigurimet shoqërore.
Nuk përfitojnë dot as ndihmë ekonomike sepse i përzgjedh sistemi duke luajtur me fatin e tyre!
Për sa i përket pakicës egjiptiane i bëj me dije deputetëve të pozitës në qarkun e Gjirokastrës, jo vetëm që nuk e keni vënë ujin në zjarr por nuk keni marrë as mundimin të bënit efiçent atë V.K.M që keni miratuar!
Po afrojnë zgjedhjet, të paktën bëni sikur punoni! 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ