Shkulja e kalldremit në Qafë Pazar, ‘Pashai’ rrezikon të nxjerrë Gjirokastrën nga UNESCO

Shkulja e kalldrëmit historik në Qafën e Pazarit në Gjirokastër  është një tjetër akt i pashembullt i mungesës së ndjeshmërisë që qeveria Rama po tregon ndaj vlerave monumentale që kanë të bëjnë me trashgiminë kulturore shqiptare.

I nisur si një projekt restaurimi, zhdukja e kalldrëmit qindra vjeçar që përbën edhe atraktivitetin e qytetit të gurtë, ka sjellë edhe reagimin e ashpër  të specialistëve të fushës.
Në një intervistë për Faxnews, Neritan Ceka, e ka cilësuar këtë akt si një papërgjegjshmëri të Ministrisë së Kulturës, që kishte për detyrë të kryente kontrollin e punimeve.
“Qafa e Pazarit në Gjirokastër po shkatërrohet sepse nuk ka një ligj që detyron pronarin ta rregullojë dhe mirëmbajë shtëpinë e tij sepse nuk i ofrojnë dot infrastrukturën që ai mund të kërkojë ndaj nuk e bëjnë ligjin. Me këtë linjë ju garantoj se për 10 vite gjysma e Gjirokastrës do të jetë shembur sepse treçereku ka mbaruar. Është një fakt absurd që ministria e di që ka mungesë arkeologësh në këto qendra kulturore. Këtu UNESCO nuk ekziston sepse askush nuk e pyet, kjo ndodhi në Butrint. Ky vend drejtohet nga Ali Pashai, në çdo drejtim, nuk po flas për Kryeministrin i cili është pashai i madh. Secili është bërë pasha, po flas në aspektin e trashëgimisë kulturore, askush nuk i pyet specialistët. UNESCO ka ndërhyrë dhe mund ta heqi nga lista e e saj sepse ka parë mungesën e kujdesit ndaj saj, e ka lënë në listë pezull”, ngriti Ceka alarmin.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ