VIDEO/Sukses i paparë i tragjikomedisë “Fqinjët” nga trupa e Teatrit Gjirokastër

Premiera e tragjikomedisë “Fqinjët” e vendosur në skenë nga Trupa e Teatrit “Zihni Sako”, është vlerësuar nga publiku gjirokastrit, i cili nuk ka rreshtur së duartrokitur interpretimin e 11 aktorëve të kesaj vepre. Ka qenë një punë intensive me provat gjatë 40 ditëve të fundit cka kulmuan me sukses me premierën e shfaqur për publikun vendas, fundjavën që u mbyll.

Kjo  vepër trajton marrëdhëniet mes dy popujve, atij shqiptar dhe grek ndërsa në thelb të saj, ngjarjet fokusohen në emigrimin e familjve shqiptare drejt shtetit helen. Ruzhdi Pulaha autori i veprës i cili udhëtoi drejt Gjirokastrës për të ndjekur këtë premierë, është ndjerë i emocionuar jo vetëm nga interpretimi i trupës së aktorëve, por edhe vlerësimit nga ana publikut.

Nga ana tjetër regjisori Milto Kutali, shprehet se vepra dhe realizimi i saj, arriti të japë mesazhet e duhura të cilat u përcollën tek publiku mes situatave komike, ilaritetit, si dhe lotëve.

Kudret Alikaj, personazhi kryesor i kësaj tragjikomedie, thotë se është një nga veprat më emocionuese dhe realizuar mjeshtërisht që prej lojës së aktorëve, skenografisë apo dhe formulimit muzikor, ndërsa një falenderim ka për publikun e mrekullueshëm gjirokastrit si dhe Bashkinë e Gjirokastrës e cila vijon të mbështesë aktivitetet kulturore në qytet.

Kjo shfaqe do të udhëtojë edhe në qytete të tjera të vendit. Në realizimin e saj regjisori Milto Kutali i besoi rolet aktorëve të rinj Dajana Nenaj, Serkida Rapollari, Erion Hinaj dhe Delvis Bejleri, ndërkohë që peshën më të madhe e kanë mbajtur aktorët me përvojë të kësaj trupe si Viktor Caro, Rrapo Kapurani, Lilijana Ristani e Kudret Alikaj të cilët me të vërtetë sollën për publikun një shfaqje krejtësisht ndryshe.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ