FOTO/Gati për burg ish zyrtari socialist gjirokastrit

3

Ish-drejtori ekzekutiv i shoqatës “Albautor” Idar Bistri themelues i Forumit Rinor Eurosocialist në Gjirokastër është marë i pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Bistri është kallëzuar në prokurori nga Elton Deda, Agim Doçi, Eriona Rushiti, Etrita Ibrahimi dhe Sokol Marsi, pasi kanë konstatuar vjedhjen nga llogaritë bankare të një shume prej 35 mijë euro. Këtë shumë financiare Bistri e ka vjedhur pikërisht në ditën kur ishte shkarkuar nga anëtarësia e kryesisë së “Albaautor”.

Rrëmbimi i lekëve nga dy llogari bankare

Shuma financiare është marë nga dy llogari bankare në banka të ndryshme dhe prek këndej eurot janë transferuar në llogarinë e avokatit Eno Bushi, me pretendimin se kishte detyrime për shërbime avokatie. Por sipas hetimeve të kryera ndaj të njëjtit avokat kundrejt një deklarate noteriale të shtatorit 2014, Idari i ka njohur një borxh për shumën 1.5 milion lekë të reja për shërbime avokatie për llogari të “Albautor”. I pandehuri Idar Bistri i ka njohur një shumë edhe avokatit Saimir Kola, një detyrim shumën 2.5 miljon lekë të reja për konsulencë dhe shërbime. Kjo deklaratë është bërë fiktive për të përvetësuar pikërisht shumat e mësipërme.

Por sipas kallëzuesve nga vëzhgimi që i është bërë në atë kohë, sistemit të gjykatës së Tiranës nuk rezulton të ishte asnjë çështje, ku e përfshirë si palë e paditur të ishte agjensia “Albautor” për 5 vite 2010 deri në 2015, vite të cilat përkojnë me drejtimin e kësaj agjensi nga shtetasi Idar Bistri. Sipas prokurorisë së Tiranës Bistri ka konsumuar veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe se tashmë çështje penale kundër tij është përcjellë në gjykatën e kryeqytetit për gjykim.

Shiti dhe zyrën e OJF-së “Albautor

Në dosjen hetimore thuhet se Idar Bistri, llogarinë bankare të “Albautor” e ka lënë në zero dhe për gati një vit anëtarët e kryesisë arritën të ristrukturonin këtë institucion, duke punuar pa asnjë të ardhur financiare. Gjithashtu sipas prokurorisë së Tiranës i pandehuri Bistri, pasi ka vjedhur shumën prej 35 mijë euro ka shitur dhe zyrën e “Albautor”, e cila ishte pronë e artistëve. Ky veprim dyshohet se është kryer në mënyrë korruptive pasi nga ana e Bistrit është bërë një deklaratë noteriale, ku i është njohur si borxh dy avokatëve Eno Bushi dhe Saimir Kola, për të cilët ai ka lënë si marrëveshje zyrën e Albautorit dhe kjo zyrë më pas ka dalë në ankand dhe është shitur me një çmimim të pajustifikueshëm dhe pa llogjik, diku tek 37 mijë euro.Gjithashtu Idari nuk ka lënë në administrim as paisjet e zyrave të Agjensisë “Albautor”, e cila ka funksionuar që prej vitit 1991.

Burimi: Shqiptarja.com

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ