FOTO/Ja ku strehohen gurët e hequra nga kalldrëmi i Pazarit Karakteristik

3

Gurët që hiqen nga kalldrëmi i Pazarit Karakteristik, po sistemohen në zonën fushore të Gjirokastrës afër lumit Drino.

Jugunews.net zbulon lokacionin ku specialistët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit kanë gjetur për t’u sistemuar në pritje për t’u montuar. Kjo do të ndodhë kur të mbarojë tërësisht disiplinimi i ujërave të zeza e të bardha përmes kanalizimeve të pavarura nga njëra-tjetra, si dhe të rrjetit të ri të ujësjellësit që do të furnizojë kësisoj pjesën e sipërme të qytetit.

Sic shihet edhe nga fotografitë guret janë dy llojësh ai shtufor i zi, si dhe guri i bardhë që ka shërbyer për dekoracionin fantastik nga Qafa e Pazarit deri tek rruga me asphalt pranë Hotel Cajupit.

Sic shihet guret dhe pllakat e trotuarit, janë ndarë sipas segmenteve nga ku janë hequr. Ndërkaq nuk dihet numri i gureve dhe pllakave të dëmtuara gjatë cmontimit por që nga FSHZH, thuhet se ato do të zëvendësohen me gurë të rinj.

Projekti në fjalë është  i ideuar nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Kulturës dhe mbështetet financiarisht nga Banka Botërore dhe FSHZH me një fond gati 138 milionë lekësh dhe është në kuadër të rehabilitimit të Qendrës Historike të qytetit të gurtë me një kohëzgjatje punimesh prej 12 muajsh.

Punimet nisën në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe pretendohet se do të përfundojnë në kohën e duhur.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ