VIDEO/Pamje të pacensuruara nga “shqepja” barbare e kalldrëmit

Simboli i qytetit të Gjirokastrës kalldrëmi karaktersitik prej disa ditësh nuk egziston më.

Jugunews.net ka kontaktuar edhe me inxhinierin e FSHZH që është dhe investitor por nuk ka pranuar të pronocohet duke hapur rrugën e informimit përmes një kërkese përgjigja e të cilës do të merret brenda afateve që përcakton ligji i Informimit Publik.

Projekti në fjalë është  i ideuar nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Kulturës dhe mbështetet financiarisht nga Banka Botërore dhe FSHZH me një fond gati 138 milionë lekësh dhe është në kuadër të rehabilitimit të Qendrës Historike të qytetit të gurtë me një kohëzgjatje punimesh prej 12 muajsh.

Punimet nisën në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe pretendohet se do të përfundojnë në kohën e duhur.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ