Masakra në Pazarin Karakteristik, të premten ballafaqim mes këshilltarëve dhe firmës zbatuese

3

Masakra që po ndërmerret në Pazarin Karakteristik të Gjirokastrës ku FSHZH po ndërmerr aktin e shkatërrimit të Gjirokastrës muzeale, ka vënë në lëvizje këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës.

Mesditën e pasnesërmes një përfaqësi këshilltarësh nga Këshilli Bashkiak, kanë kërkuar takim urgjent me firmën zbatuese të projektit në fjalë dhe atë suprvizuese, përfshirë edhe TID.

Në këtë takim do të jenë edhe përfaqësues të Bashkisë së Gjirokastrës.

Skepticizmi gjithnjë e në rritje i qytetarëve gjirokastrit për cilësinë e punimeve që po ndërmerren në pjesën më të bukur të qytetit, ka gjetur përkrahje tek këshilltarët e djathtë dhe të majtë të cilët kanë kërkuar me ngulm këtë ballafaqim publik me “përdhunuesit” e Pazarit Karakteristik.

Pritet të ketë debat të madh pasi nuk janë respektuar elementët fillestarë të punëve në terren përfshirë edhe formën e shkatërrimit të gurëve dhe pllakave nga punëtorët e krahut në mungesë të një përkujdesjeje solide, për të mos folur betonizimin e kalldrëmit të hershëm duke shuar një herë e mirë gjurmët e vjetra të Pazarit Karakteristik këtu e 110 vjet më parë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ