Shehu: Te nderpriten menjehere punimet shkaterruese ne kalldreme

Ne nje postim ne fb ish-deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu, i ben thirrje autoriteteve shteterore qe te nderpresin menjehere punimet shkaterruese te kalldremeve te Gjirokastres. Gjithashtu Shehu kerkon qe te behet transparent projekti i detajuar per cdo kalldrem, si dhe i ben thirrje qytetarise gjirokastrite qe te reagojne per kete shkaterrim emblematik te qytetit te gurte. Per me teper ndiqni te plote postimin e tij: Ajo qe ndodh ne Gjirokaster me rruget e saj keto dite, rrezikon shkaterimin e vlerave tona kulturale e historike te pa cmuara.
Prej javesh ka filluar heqja e nxituar e kalldremit ekzistues te rrugeve te Gjirokastres.
Askush nuk ka paraqitur nje projekt, dizenj, cilesi te kalldremit qe do te rivendoset, vleres se financimit etj karakteristika, qe se paku duhej te njihej Keshilli Bashkiak.
Ne fakt dizenji e cilesia e kalldremit te vendosur se fundmi para Keshillit te Qarkut eshte shume larg niveleve te atij qe po hiqet, duke demtuar rende vlerat e ketij Qyteti.
Po keshtu jane gjetur e gjurmet edhe te kalldremit te vjeter me instalimet e tij hidrike, te para qindra vjetesh.
Askush nuk po shpjegon ruajtjen e tyre, zbulimin e metejshem dhe krijimin e mundesive per te qene te admirueshme nga publiku.
Per te gjitha keto duhen nderprere menjehere punimet, te paraqitet publikisht nje projekt i hollesishem se cfare do te behet, vlera e tij, si do te mbrohen vlerat e tjera historike qe po dalin ne pah nga heqja e kaldremit ekzistues, etj etj karakteristika.
Askush nuk duket te harroje se ketu kemi te bejme me nje Qytet me histori shume te lashte, vlera te pacmuara kombetare e nderkombetare, me te cilin nuk mund te sillesh me mendjelehtesi, arrogance, pa pergjegjshmeri e pa trasnparence financiare.
Me poshte po vendos fotot e kalldremit ekzistues, atij qe po vendoset dhe te atij te disa qindra viteve me pare me infrastrukturen, te gjetur ne thellesi nga germimet.
Gjykoni vete dhe ju lutem reagoni!

Fotografia e Tritan Shehu
Fotografia e Tritan Shehu
Fotografia e Tritan Shehu

Fotografia e Tritan Shehu
SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ