Skandal me përfaqësimin e Shqipërisë në Panairin e Turizmit, nën stendën e Turqisë: Ministri Klosi të dorëhiqet!(video)

Prej mëse një jave Shqipëria ka marrë pjesë në Panairin e Turizmit që po zhvillohet në Berlin, po duket se përfaqësimi lë shumë për të dëshiruar.

Në një video që ka postuar në rrjetet sociale aktivisti Martin Gjonaj shihet se tenda e Shqipërisë ndodhet nën atë të Turqisë, çka krijon jo pak konfuzion në radhët e qytetarëve. Sipas aktivistëve do të kishte mjaftuar një koordinim mes vendeve të rajonit, në mënyrë që Shqipëria të kishte njëpërfaqësim dinjitoz.

Për këtë ka pasur një reagim dhe nga ana e aktivistes Alida Karakushi, e cila kërkon dorëheqjen e ministrit të Mjedisit dhe të Turizmit Blendi Klosi.

Reagimi i saj:

Në vendin e skandaleve sigurisht që për shumë prej nesh lajmeve të kësaj natyre nuk i jepet rëndësia e duhur. Por kur mendon për paratë që shkojnë për lobime me foto presidentësh amerikanë apo me blerje të mediave si The Guardian, The Economist, Finantial Times, shfaqjes së Bruno Vespas tek Rai1 etj kjo ngjarje duhet konsideruar ULËRITËSE për imazhin e Shqipërisë! Zyrtarisht pra jemi akoma pjesë e perandorisë otomane!

Nuk mendoj se një vend i vogël si ne të krahasohet me vendet e mëdha në nivel investimi të eventeve të kësaj natyre por do kishte mjaftuar të paktën ruajtja e integritetit edhe në imazh në mënyrën si prezantohemi në botë.

Do të kishte mjaftuar një koordinim me vende si Maqedonia e veriut, Kosova e Mali i zi për të qenë në një seksion të përbashkët. Ftoj mediat shqiptare (ato që nuk i ka kapur pushteti) ta kumbojë fort këtë lajm që denoncohet nga aktivisti Martin Gjonaj. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, z. Klosi ju sot duhet të jepni DORËHEQJEN për paaftësinë e theksuar që tregoni. 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ