Ruset nuk te shpetojne dot tavarish Rama

Edi Rama më në fund ka folur për rrezikun rus në konferencën e përbashkët për shtyp me Zoran Zaev. I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhi, në lidhje me rrezikun rus për të cilin foli shefi i sherbimit sekret Bendo, në sfondin e protestave opozitare, kryeministri nuk i mohoi këto zëra. Me një gjuhë plot nënkuptime ai tha se “Rusia nuk eshte një vend tifoz i zgjerimit të BE, as i integrimit tonë në BE. Sa here kjo axhende cenohet, çdo vend qe nuk eshte tifoz sheh nje oportunitet” nënvizoi kryeministri duke hequr një paralele me situatën aktuale.

Mirë po po të shkohet pas kësaj logjike i bie se hashashin na e kane mbjelle nga Moska, kriminelet në parlament i ka futur Kremlini, tenderat pa gare dhe PPP i kane organizuar oligarket ruse. Shume na paska penguar Rusia ne rrugen drejt BE.

Pra, nëse sot po akuzohet indirekt opozita, djegja e mandateve dhe protestat e dhunshme si pengesa të rrugës drejt BE-së që mbështetet nga Moska, i bie që me të njëjtën logjikë të akuzohet edhe qeveria që ka deshtuar tre herë me radhë të hapë negociatat.

Debati kush punon për Kremlinin mund të zgjasë pa fund, madje të shkojë deri tek shprehja : “Nuk duam Brukselin para qarkut të Fierit”, por këtë propagandë bajate zor se e kapërdin ndonjë shqiptar.
Edi Rama është cakuar në detyrën e kryeministrit të Shqipërisë dhe jo rojtar i rendit botëror nga komplotet e zeza. Ai gjykohet nga premtimet që ka marrë para qytetarëve shqiptarë dhe nga kjo përgjegjësi nuk e shpëtojnë as rusët dhe as kinezët. Në Finlandë, qeveria dha dorëheqjen se nuk e mbajti premtimin për reformën në shëndetësi. Edi Rama premtoi shëndetësi falas, reformë dhe buxhet për arsimin në 5 përqind të GDP, anullim të koncensioneve, më pak taksa për të varfërit dhe më shumë për të pasurit, hapjen e negociatave brenda dy viteve, etj, dhe nga këto nuk realizoi dot asnjë të vetëm. Pa përmendur këtu ngritjen e krimit të organizuar në nivel politik, shndërrimin e vendit në nyje të trafikut të drogës, skandalet financiare dhe korrupsionin në rritje, vetëm mosmbajtja e premtimeve të mësipërme do të mjaftonte që një qeveri normale ta mbyllte kontratën e saj me votuesit.
Skenarët nga fajin e ka Saliu tek fajin e kanë rusët, janë dëshmi e mbajtjes së pushtetit vetëm për hir të pushtetit dhe jo si shërbim ndaj qytetarëve. Shqiptarët nga BE nuk i ndan Moska dhe as opozita që proteston, por politikat e një qeverie të dështuar që i shërben vetëm interesave të ngushta të një grushti njerëzish. Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën, ai i ka llogaritë tashmë me ata që ka gënjyer për gjashtë vite më radhë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ