Shehu: I mirëkuptoj ndërkombëtarët, nuk prisnim duartrokitje, por njerëzit do t’i bindin ata

Nuk ka asnjë vlerësim ish deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastres Tritan Shehu për profilet që kanë zëvendësuar deputetët e opozitës në Parlament, madje deklaron se ai dhe koleget e dij demokrate, vazhdojnë të jemi deputetët e njerëzve që i kane votuar.

Kete ai e ka deklaruar ne A2 ku ka qene i ftuar per te komentuar zhvillimet politike ne vend dhe aksionin opozitar.

Shehu pohon se vendimi për djegien e mandateve ka pasur vend për shumë diskutime, sepse vendime të tilla kanë nevojë për meditim, por sipas tij në fund ishte zgjedhja më e duhur për të përfaqësuar krizën që po kalon vendi.

Një krizë dhe një vendim që nuk janë perceptuar si të tilla nga faktori ndërkombëtarë. Unë e mirëkuptoj faktorin ndërkombëtar-thotë Shehu  duke shtuar se opozita nuk priste duartrokitje.

Ish deputeti Shehu thekson edhe rrugëtimin, ku duhet vazhduar puna për të sqaruar ndërkombëtarët për këtë lëvizje madje ka shprehur bindjen se janë njerëzit dhe pjesëmarrja e madhe që do t’i bindin për vendimin që mori opozita.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ