“Shuplake” nga SHBA: Në zgjedhjet e 2017-ës u blenë votat

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi sot raportin vjetor mbi të drejtat e njeriut në botë. Në pjesën për Shqipërinë trajtohen një numër çështjesh, por deklarata më e fortë lidhet me zgjedhjet e vitit 2017.

Sipas raportit, gjatë zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2017 ka patur shit-blerje votash dhe presion ndaj votuesve.
Ja çfarë thuhet:

SHQIPËRI 2018 Raporti për të Drejtat e Njeriut – Republika e Shqipërisë është një demokraci parlamentare. Pushteti legjislativ përfaqësohet nga Parlamenti, i cili zgjedh edhe kryeministrin edhe presidentin.

Kryeministri udhëheq qeverinë, ndërsa presidenti ka fuqi të limituara ekzekutive.

Në qershor 2017, vendi shkoi në zgjedhje parlamentar. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) raportoi se, zgjedhjet respektuan liritë themelore, por u prekën nga akuzat për shit-blerjen e votave dhe presionin mbi votuesit.

Image

Qeveria amerikane citon se në vendin tonë “mosndëshkimi mbetet problem”. Aty citohet se “ndjekja penale dhe sidomos dënimi i zyrtarëve që kryenin abuzime ishte sporadik dhe jokonsistent”. Sipas raportit të DASH, zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale.

“Korrupsioni vazhdoi të ishte një problem serioz në qendrat e paraburgimit. Edhe pse qeveria ka mekanizma për të hetuar dhe dënuar abuzimin dhe korrupsionin, korrupsioni në radhët e policisë mbeti problem” – thuhet në raportin e DASH.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ