Gëzuar festën e Elbasanit në Tiranë

3

Nga Prof. Artan Fuga

Festa e Verës, me ballokume, piknike, etj., vjen si traditë si një festë rajonale, e Elbasanit dhe rrotull tij…
Pavarësisht, se në mënyra të tjera festohet edhe në Izrael, a në Tepelenë…
Kthimi i saj sipas formës elbasanase në një festë qendrore para disa vitesh u bë për efekte elektorale dhe ka qenë pjellë e një mentaliteti centralist për të mos lejuar të lulëzojnë identitetet e diversifikuara rregjionale…
Shkrijnë partikularen te universalja, si me hedh një gotë verë në një legen me ujë dhe me e hollu…
Vazhdimi i kësaj politike për t’i kthyer festat në strategji imazhi politik elektoralist dhe cvendosja e saj në Tiranë është një përdhosje e vet traditës!
Duke i kthyer festat e komuniteteve të fecanta fetare, rajonale dhe kulturore në festa të të gjithëve, duke i zhvendosur në kohë dhe hapësirë tjetër, ne u humbasim dhe zhdukim atyre kuptimin dhe mbi të gjitha shkatërrojmë parimin e diversitetit kulturor…
Duam cdo gjë ta rrëmbejmë për vete, festat, territoret, gjuhët etnike apo minoritare, bashkitë apo komunat e komuniteteve etj…
Shoqëria shqiptare është e diversifikuara, por këtë larmi kulturore nuk e njeh shteti dhe nuk e respekton politika…
Hajde e festojmë Pezën në Mukje ! Mukjen e festojmë në Labinot! Labinotin e festojmë në Përmet. Pêrmetin e festojmë në Prishtinë!
Gëzuar Kurban Bajramin o të Krishterë, gëzuar Pashkët o Myslimanë, gëzuar 29 nëndorin o Ballista, gëzuar 1 Majin o pasanikë!
Nuk po na mbarojnë festat! Se mos kemi pune!
Mentaliteti çentralist përputhet me Egon ambicioze të pëpërmbajtur!

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ