VIDEO/”Masakra” në Pazarin Karakteristik, kryedemokrati Aliko siluron FSHZH me fakte, punime skandaloze

Reabilitimi i infrastrukturës dhe restaurimi i kalldrëmeve në Pazarin e Gjirokastrës i mbështetur nga BB dhe FSHZH, është raportuar sot përpara një përfaqësie të vogël të këshilltarëve të Këshillit Bashkiak. Një raportim sa ironik aq edhe qesharak nga vetë përfaqësuesit e firmës zbatuese u raportua se ky nuk është rikonstruksion por ndërtim nga e para.

Pavli Mici përfaqësuesi i FSHZH ishte here-hërë kaotik pasi herë e quante rikonstruksion e herë ndërtim nga e para të të gjithë strukturave të nevojshne në infrastruksturës ku janë përfshirë kanlizimet e ujërave të bardha e të zeza, rrjeti elektrik, ai telefonik etj.

Me pak fjalë kemi një Pazar Karakteristik nga e para që fshin një histori 200 vjecare dhe starton historin e vet në 26 Nëntor 2019 ditë ku do të përfundojnë zyrtarisht punimet.

Krerët e grupeve të këshilltarëve të PS dhe PD përkatësisht Petrit Brahimi dhe Roland Bejko janë shprehur se edhe pse nuk egziston më kalldrëmi simbol të qytetit, është ende koha për t’i tërhequr vëmendjen firmës zbatuese të ndërmarrë punime cilësore.

Ndërkaq kryedemokrati i Gjirokastrës Dasho Aliko ka argumentuar me fakte cilësinë skandaloze të punimeve nga firma zbatuese dhe e konkretizoi me foto të kalldrëmit që po rindërtohet në pjesën përpara godinës së Këshillit të Qarkut.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ