Kryemadhi: Protesta më e madhe e pluralizmit! Nuk ka më kthim pas

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në një deklaratë për mediat, pas mbylljes së protestës së opozitës, deklaroi se shqiptarët sot e dhanë mesazhin për qeverinë dhe duan largimin e saj.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se protestat tashmë do të jenë të përhershme për të kërkuar largimin e qeverisë dhe zgjedhje të lira.

Kryemadhi e ka quajtur protestën si më të madhen ndonjëherë në Shqipëri, ndërsa ka thënë se opozita do të udhëheqë zemërimin e shqiptarëve. Monika Kryemadhi pati një mesazh për Edi Ramën, duke thënë se loja ka filluar të luhet prej vërteti dhe të luhet fort.

Populli e ka marrë vendimin e tij, vendim të pakthyeshëm për të refuzuar të qeveriset nga armiku i tij Edi Rama. Qytetarët bënë protestën më të madhe që është parë ndonjëherë në Shqipëri, në Shqipërinë më të rrudhur. Opozita do ta udhëheqë vendimin e qytetarëve në çdo orë dhe në çdo ditë, zemërimin kundër narkoshtetit dhe Edi Ramës. Rruga jonë nuk ka rrugë pas. Do të qeverisim zemëratën e qytetarëve shqiptarë, për të përmbushur një akt patriotik, integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. E vetmja gjë që shpëton Shqipërinë nga grabitësit, është integrimi evropian, e për të arritur këtë gjë, duhet të ikë një orë e më parë i vetmi njeri që mban peng ëndrrat e Shqiptarëve, i cili është Edi Rama me sektin kriminal. Sot ai mori një shuplakë, tashmë loja filloi të luhet prej vërteti, loja ka filluar të luhet fort” është shprehur Kryemadhi.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ