Aeroporti i Rinasit me “petkun” e Cu En Lai-t

3

Ish ministri i jashtem i Shqiperise Tritan Shehu, ne nje postim ne fb ka denoncuar skandalin e radhes se qeverise rilindase, ku prej kohesh ne Aeroportin Kombetar te Rinasit valevitet flamuri Kinez. Kjo pamje n’a sjell ne kujtese vitet e largeta te vizites ne Shqiperi te Cu En Lai-t, mekembesit te Mao Ce Dunit. Per me teper lexoni te plote postimin e tij: Me kokefortesi po cenohet sovraniteti e imazhi i yne kombetar, perspektiva e jone europiane, sikur te ishim nje “Republike Bananesh”.
Vazhdojne te valviten flamujt gjigand kineze ne pozicionin me prezantues te Shqiperise, aty ku paraqitet sovraniteti e “fytyra” e jone, ne hyrje- dalje te Rinasit.
Pra ky nuk eshte thjesht nje “lapsus”, por eshte nje strategji e qarte Rilindase, qe cenon sovranitetin, interesat tona kombetare, te ardhmen tone perendimore.
Eshte edhe nje mesazh sfide dhe arrogance ndaj Brukselit e Washingtonit, kerkesave e politikave te tyre strategjike.
Eshte nje kundervenie ndaj partnereve tane te rendesishem, duke filluar nga Gjermania.
Aty ku duhet te valviteshin vetem flamuri i yne kombetar me ate te BE, rregull absolut ky jo thjesht dinjiteti, qendron si ne kohen e Enver-Maos flamuri kinez, gje qe ka ngjallur habi dhe indinjate edhe te partneret tane.
“Shtetaret”, deputetet, drejtuesit e Ministrise se Jashteme, te Transpoteve, te Protokollit te Shtetit e institucioneve te tjera pergjegjese qe heshtin, a nuk e shikojne kete palacollek, apo kalojne vetem nga VIP-i!?
Fotot jane te sotme.

Fotografia e Tritan Shehu
SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ