VIDEO/Aktivi i zgjeruar i PD në Gjirokastër, asiston nr 2 i PD

Aktivi i zgjeruar i degëve të PD së Qarkut të Gjirokastrës i mbajtur në orët e mbasdites së sotme, ka shërbyer për evidentimin e hapave që do të ndërmarrin strukturat drejtuese të PD në të tre rrethet, në kuadër të protestës së madhe të së enjtes në kryeqytet.

Të pranishëm nga qendra ishin ish deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, nënkryetari i PD Edmond Spaho, si dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko e Endrin Gjipali.

Kryetari i degës së PD së Gjirokastrës Dasho Aliko, në celje të aktivit të zgjeruar, ka vënë theksin në mirëpërgatitjen e strukturave vendore demokrate në bazë, në vigjilje të protestës së të enjtes ku interesi për pjesmarrje sa vjen e po bëhet edhe më i dukshëm. Me këtë rast zoti Aliko ka falenderuar anëtarësinë demokrate të Qarkut për mbështetjen që i kanë dhënë kauzës së opozitës përmes tubimeve paqësore në kryeqytet, në kërkim të një qeverie normale tranzitore për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme dhe ato vendore.

Një vlerësim për degën e PD së Gjirokastrës ka dhënë nënkryetari i PD Edmond Spaho, i cili nuk e fshehu entusiazmin karshi degëve të PD në Qarkun e Gjirokastrës në organizimin e protestave të opozitës në kryeqytet. Për nënkryetarin e Partisë Demokratike, PD e Gjirokastrës dhe degët e tjera të PD në Qark, kanë qenë mjaft aktive për të mos thënë në nivelin më përfaqësues në protestat e kryeqytetit kjo, dhe në vlerësim të pjesmarrjes.

Të njëjtim vlerësim ka ndarë edhe ish deputeti i Qarkut të Gjirokastrës Tritan Shehu i cili shprehu bindjen se anëtarësia demokrate e Gjirokastrës, ka qenë mjaft përfaqësuese.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ