VIDEO/Fjala e plotë e ish deputetit Tritan Shehu mbajtur në Aktivin e zgjeruar të PD së Qarkut Gjirokastër

Në aktivin e zgjeruar të PD së Qarkut Gjirokastër, ish deputeti Tritan Shehu, ka prekur një sërë cështjesh sa politike edhe sociale, sa partiake edhe organizative.

Para drejtuesve të strukturave drejtuese të PD së Qarkut, zoti Shehu e ka parë të domosdoshme organizimin kapilar të tyre pasi në këtë mënyrë rezultatet do të jenë të dukshme. Ish deputeti demokrat është ndalur gjerësisht tek situata politike në vend ku kriza po bëhet edhe më e rëndë dhe ku qeveria e Edi Ramës në bazë edhe të testimeve të fundit, nuk ka më besimin e elektoratit.

Rrjedhimisht i del si detyrë PD dhe opozitës shqiptare të kërkojë krijimin e kushteve normale për zgjedhje të lira dhe të ndershme-u shpreh zoti Shehu. Ky i fundit ka folur për skandalin e grabitjes së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.

Ndërkaq zoti Shehu është ndalur edhe tek një sërë temash pjesë e debatit politik të sotëm shqiptar dhe vecanërisht tek lënia e mandateve në parlament e cila rriti besueshmërinë e elektoratit tek PD.

Ju ftojmë të ndiqni fjalën e plotë të zotit Shehu mbajtur në aktivin e zgjeruar të PD së Qarkut Gjirokastër.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ