Braho ”kamzhikon” kryeministrin Rama

Kryetari i PEISH-se Gjirokaster Gramoz Braho, ne nje shkrim ne fb denoncon genjeshtrat skandaloze te kryeministrit te thena sot ne parlament. Per me teper ndiqni te plote postimin e tij: Dëgjoj Kryeministrin e Shqipërisë “rastësisht” në Parlament ku përmend se, Qeveria ka bërë hapa para për pakicat dhe kjo thotë nuk është propagantë!! I nderuar z.Kryeministër, dy gjëra janë, ose ju gënjejnë ose ju nuk keni kohë të shihni realitetin. Në Planin Strategjik që keni miratuar përmendet ” Integrimi i pakicës Egjiptiane” !! Ose nuk kuptohet termi integrim ose ju nuk doni ta pranoni! Në Gjirokastër kemi ngritur në 4 – vjet zërin për pakicat por nuk e ka vënë njeri ujin në zjarr, madje as ju që sot po thoni se kemi arritje. Nuk integrohen pakicat duke ju çuar nga një pako me ndihma, nuk integrohen as duke goditur intelektualët e pakicave, jo zotëri. Mendoj se në fillim duhet të informosh përfaqësuesit e forcës tuaj politike për ligjin për mbrojtjen e pakicave në Shqipëri se nuk ja kanë haberin! Integrimi është përfaqësimi i këtyre pakicave në institucione, infrastruktura, arsimimi, shëndetësia dhe ju e dini më mirë. Vullneti i mirë z. Kryeministër, vullneti dhe dëshira për të ndihmuar vërtet pakicat, kjo mungon dhe këtë pranojeni. Të jesh pjesë e pakicës nuk të bën më pak atdhetar përkundrazi, e duam vendin ku jetojmë dhe punojmë më shumë se ç’do kush tjetër.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ