Shteti si nje organizate kriminale !

Nga Rezart Bejko

Eh cfare shteti! Cfare organizate kriminale e strukturuar! Drejtori i Policise se Shtetit i ofron parate deshmitarit fallco dhe pasi kjo behet publike, ai vijon detyren. Prokuroria … po cfare prokurorie them dhe une! Varja prokurorise! Le te behemi serioze. Dy jane zgjidhjet per kete vend. Ose perplasje e dhunshme deri ne asgjesimin politik dhe ekonomik te bandes qe ka kapur shtetin, ose nenshtrim total ndaj bandes derisa te shfaqet nje eveniment historik te cilin njerezit nuk e kontrollojne dot, i tipit Deux ex Machina, i cili mund te sjelle nje ekuiliber te ri social. Ne rastin e dyte mund te duhen edhe 100 vjet derisa dicka rrenjesore te ndodhe. Pak vete ne Shqiperi e kuptojne se ne jemi ne nje situate disejkuilbri social, politik dhe ekonomik, e cila nuk mund te vijoje gjate. Jane perballe njera tjetres dy forca qe nuk mund te jetojne gjate ne kete situate ndaj ne menyre natyrale forcat do te mundohen te gjejne ekuilbrin duke dale nga ky disekuliber dhe tension: Ose banda, qe po kthehet ne establishment te pameshirshem, do te vijoje te ktheje balancen ne menyre definitive nga vetja deri sa te asgjesoje politikisht dhe ekonomikisht forcen tjeter, maxhorancen e popullsise shqiptare e cila po zhvishet nga perfaqsimi dhe ofertimi politik dhe burimet ekonomike, ose kjo maxhorance ne asgjesim e siper do te reagoje duke vendosur mbrapsht ekulibrin e prishur social politik dhe ekonomik. Karl Shmit ( Carl Schmitt) thote se ai qe ben nje perjashtim eshte sovrani. Ka ca vite, qe nga anet tona banda dhe Kreu i saj perjashtimin nga ligji dhe qeverisjen discrecionale e kane kthyer ne norme, dhe norma funksionon vetem nese godet kundershtarin ose vetem ne situata dytesore dhe qe nuk cenonjne pushtetin e bandes ose organizates. Ne fakt po ti quajme bande duket sikur ia hame pak hakun, ndaj me mire le t’i quajme sic e meritojne, “Organizate”. Edhe vete Policia e Shtetit, sot ne nje deklarate per shtyp e konsideronte veten “organizate” dhe jo institucion, por ky eshte nje diskutim tjeter. Forca e pare ose “Organizata”, nuk lufton edhe aq per vendosje ekulibri, pasi balanca eshte totalisht e anuar nga krahu i saj. Ajo synon vetem zhdukjen e rezistences se forces tjeter ne menyre qe ky zhbilancim te jete ne menyre permanente dhe jashte cdo rreziku, ne krahun e saj. Forca tjeter, pra maxhoranca rrezikuar e shqiptareve qe nuk ndjehen pjese e gostise se “Organizates”, do perpiqet te shpetoje nga asgjesimi dhe te rivendose ekuilbrin e munguar. Duke qene se demokracia eshte ne nje proces tkurrjeje ne shume vende perendimore dhe ku, vecanerisht per vende te vogla, konjukturat nderkombetare jane shume te rendedishme, nuk duhet te jemi kaq te sigurte se e mira do te triumfoje patjeter. Reagimi, ose me mire te themi mosreagimi i ambasdoreve dhe i Brukselit burokratik eshte shenje e keqe, ndaj dhe futja definitive e kokes ne zgjedhe nuk eshte nje opsion kaq i pamundur.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ