Shehu: Shqiperia eshte nen nje “Grusht Shteti”!

Ish-deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu, ne nje postim ne fb ben me dije, se ne situateten ku ndodhet sot vendi eshte e njejte me nje ‘Grusht Shteti”. Me tej Shehu rreshton disa nga argumentet e faktuara, qe e bejne te mundur arritjen ne perfundimin ne fjale. Per me teper ndiqni te plote postimin e tij: Sot kemi nje Parlament te mbushur me deputete pupace “te peshkuar” ne menyre anti kushtetuese nga ”thellesite” e listave, per te plotesuar vendet bosh e “ndertuar” nje opozite ne 3D.
-Kemi nje zv. Minister te Jashtem, qe po ne menyre anti kushtetuese “perfaqeson” vendin si Minister.
-Ndodh nje dislokim forcash te ushtrise e marje nen kontroll prej tyre te aeroportit civil te vendit duke refuzuar publikisht t’i ipen qofte dhe shpjegime Presidentit, detyrim kushtetues ky.
-Vendi nuk ka Gjykate Kushtetuese prej pothuajse dy vitesh, institucioni ky garant i kushtetushmerise, bazuar kjo ne Kushtetuten tone.
-Mungon Gjykata e Larte.
-Besoj se kaq mjafton, per te mos vazhduar me tej me shkelje te drejtash themeltare te njeriut, te prones, lirive, strukturimit institucional etj, etj.
Ne keto kushte mbrojtja e demokracise kthehet ne domosdoshmeri popullore.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ