Dunga shenon, Luftetari fiton

Luftetari mposht Lacin dhe arbirtrat me rezultatin e ngushte 1-0. Gjirokastritet i’u falen nje goli te shenuar nga i zakonshmi Ismail Dunga, ne nje ndeshje qe u dominua me se shumti nga bluzinjte. Lacianet kishin zbritur në fushe me nje ekip te rreshtuar ne mbrojtje dhe ne 45 minutat e para arriten te mos i linin hapesira Luftetarit. Munguan rastet dhe detyrimisht edhe goli. Ekipet shkuan në pushim me rezultatin e bardhe 0-0.

Pjesen e dyte gjirokastritet e nisen ne sulm dhe rrezikuan disa here, per te shkuar te asisti i dhene mjeshterisht nga Aleksi nga gjysmefusha e tyre, ku Dunga i vetem me Selmanin nuk mund te gabonte dhe Luftetari e pa veten ne avantazhin e 1-0 ne minuten e 52. Me pas mund te dyfishoheshin shifrat, por traversa dy here ndali Filin. Ne nje rast Dunga realizoi, por cuditerisht arbirtri e konsideron pozicion jashte loje. Luftetari u terhoq disi dhe mund te kishte pesuar, por fati sot ishte me gjirokastritet, ndersa arbirtrat ishin me Lacin. Pas javes se 29 Luftetari vazhdon te renditet ne vendin e 7 me 37 pike te grumbulluara. Javen e ardhshme gjirokastritet do te ndeshen me vlonjatet e Flamurtarit ne fushen e ketyre te fundit.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ