Gazetarja: “Fluturon” gomari, por jo kalldremet zonja Kumbaro

Nga Ervina Cepuni Shehaj – Zonja Kumbaro “bēmat” tuaja si mbulon dot askush, sepse ne themi dielli duket qe kur lind e jo kur perëndon. Përpara se t’i bësh thirrje bashkisë apo ti lësh dopio 6, unë kam disa pyetje per ty : 1) A është kjo koha e pështatshme për te kryer punimet? 2) Cfarë ndodh me lagështirën, a do te ndikoje kjo ne uljen e tokës e si pasoj edhe tek kalldrëmet të cilat do të bëhen më te bukura si ai i (Lagjes Varrosh). 3) A mund te cmontohet i gjithë kalldrëmi në te njëjtën kohë? Specialistët pohojnë se puna është e tillë që të mban në vënd dhe s’mund te japi volum nëse vërtetë punohet nga mjeshtra te gurit. E fundit po diskutohet edhe shmangia e të gjithë automjeteve, ju po thoni turizmi , unë po them frika e punimeve që po rindërtohet ky kalldrëm ju con drejt këtyre hipotezave dhe heqjes se qarkullimit të cdo automjeti. Koha do te flasi po presim që kalldrëmet te bëhen më të bukura!😔😔😔

Fotografia e ArgjiroLajm.net

Po për këto pamje kishe gjë për të shtuar?! Ja, kjo është Gjirokastra qe do ngjante si një nuse me vello, këto janë punimet që po bëhen, mjaftuan reshjet e shiut pranveror të ditëve të fundit dhe një pjesë e kalldrëmeve u dëmtuan mjaftueshëm duke humbur rendin e tyre estetik të vendosur vetëm pak ditë më parë nga “ustallarët e projektit”.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ