VIDEO/Të verbërit në Tepelenë kundër reformës qeveritare për trajtimin financiar

Kanan Hysi, banor i Tepelenës, thotë se jeta mund t`i bëhet shumë më e vështirë nga një reformë që pritet të ndërmarrë qeveria në skemën e trajtimit financiar të personave me aftësi të kufizuar.

Rreth 40 vite më parë ai humbi sytë dhe njërën dorë nga një predhë e Luftës së Dytë Botërore. Kanani ka dy fëmijë dhe bashkëshorten pa punë. Në bisedë me korespondentin e VOA Raimond Kola, zoti Hysi, zv. president i Shoqatës Kombëtare të të Verbërve, rendit disa nga kundështitë për këtë projekt reformë. Sipas Shërbimit Social në vitin 2018 numri i personave që janë njohur zyrtarisht me një aftësi të kufizuar në Shqipëri ishte 141,740 persona, rreth 4.8% e popullsisë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ