Arta Dade: Mazhoranca të kërkojë që Rama të largohet dhe të vendoset një kryeministër tjetër

‘Mazhoranca duhet ta zgjidhë këtë problem duke kërkuar që kryeministri të largohet, të vendoset një kryeministër tjetër që duhet të jetë më i pranueshëm’. Kjo qe deklarata e fortë në vijimësi, e Arta Dades, njërës prej figurave më të njohura të PS,  ish-deputete dhe ish-ministre në emisionin Tempora në Oranews.

“Nuk e shikoj zgjidhjen e krizëës politike të afërt, për arsye se mungon vullneti politik. Është mazhoranca më së pari që të zgjidhet kriza politike sepse ajo nuk po qeveris. Kemi një mazhorancë monopartiake tashmë dhe një nga sugjerimet që unë kam muaj që po e them është që mazhoranca duhet ta zgjidhi këtë problem duke kërkuar që kryeministri të largohet, të vendoset një kryeministër tjetër që duhet të jetë më i pranueshëm dhe që nuk mbart përgjegjësi kaq të mëdha mbi veten. Sepse dihet që kemi një mazhorancë që është kapur në skandale, të cilat do të duhen kohë që të zgjidhen.”

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ