FOTO/Masakra mjedisore në Zagorie, reagon PD

Masakra mjedisore në Zagorie lidhur me pemwt që po zhduken si rrjedhojë e prerjes pa kriter, ka sensibilizuar PD e Libohovës.

Përmes një postimi në faqen e saj të FCB, PD Libohovë dënon indiferencën e treguar nga Bashkia e Libohovës rreth këtij fenomeni që po shkatërron ekosistemin në krahinën më të gjelbëruar të rajonit jugor sic është Zagoria.

PD bën fajtore pushtetin qëndror dhe atë vendor për abuzime të tilla të cilat po shkatërrojnë totalisht Zagorinë.

Postimi i plotë i PD Libohovë.

Shoqata Zagoria per disa dite me radhe ka ngritur shqetesimin per prerje pyjesh ne Sheper, por jo vetem.
Ndertime pa leje ne zone te mbrojtur, zaptime tokash, dhenie kullotash në shkelje me ligjin, gjueti e paligjshme, shkaterrim ekosistemi, shkaterrim trashegimie kulturore, me keto lloj abuzimesh eshte perballur krahina e Zagorise ne vitet e sundimit te Rilindjes dhe zgjatimeve te pushtetit te saj ne nivel lokal.
Heshtje totale nga ana e pushtetit dhe me keq akoma bashkefajtore me abuzuesit.
Deri kur zagoritet do te durojne genjeshtrat dhe abuzimet????
Nese para pak ditesh disa banore te zones u bene bashke kunder shpimeve per nafte ne Zagori, sot me shume se kurre duhet ti tregojne vendin abuzuesve me pushtet qe po e rrjepin me dhune nje perle te natyres.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ