VIDEO/Aksident në Virua, paralizohet aksi nacional Gjirokastër-Tepelenë për 2 orë

Një aksident automobilistik është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, pranë Urës së Virot. Makina tip Mercedez-Benz me targa AA791JN është përplasur me një makinë të tonazhit të rëndë me targa FR 5096 C.

Sipas burimeve nga vendngjarja bëhet me dije se aksidenti fatmirësisht nuk ka shënuar persona të lënduar, por vetem dëme materiale. Ndërkohë si pasojë e aksidentit rruga nacionale është bllokuar për rreth 2 orë duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe krijuar radhë të gjata. Aksidentet rrugore vijojnë të jenë një fenomen shqetësues në Qarkun e Gjirokastrës. Vetëm gjatë ditëve të fundit janë shënuar pesë aksidente fatmirësisht pa pasoja për jetën.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ