VIDEO/Zjarrëfikësit e Gjirokastrës demonstrojnë forcën në stërvitjen gjenerale

Një prej stërvitjeve më të organizuara në rang Qarku, ka qenë ajo e sotmja në Gjirokastër ku PMNZSH dislokoi të gjitha efektivat për një demonstrim force në raste fatkeqësish. Të gjitha efektivat e zjarrëfikësve nga të shtatë njësitë vendore në Qarkun e Gjirokastrës, kanë marrë pjesë në të parën stërvitje të këtij lloji, ku u angazhuan totalisht në ushtrime stërvitore. Terreni ka qenë “Gropa e gëlqeres” kufiri që ndan Lazaratin me fshatin Dervician.

Automjete zjarrëfikëse, autoambulanca, mjete të transportit, policia rrugore dhe ajo e rendit, kanë qenë “aktorët” e disa ngjarjeve të improvizuara me zjarre në kullota, aksident rrugor me pasojë dhe me djegie të një objekti.

Përgjatë 60 minutave, këto episode janë ndjekur me kërshëri nga drejtuesit më të lartë vendor si prefekti i Qarkut Astrit Aliaj, kryebashkiakia Zamira Rami dhe kreu i Qarkut Armand Hilaj. Gjithcka vëzhgohej në distancë dhe spegohej me detaj nga kreu i PMNZSH Gjirokastër Kujtim Bizhga.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ