Fili ”mek” vlonjatet, i jep piken e sigurise Luftetarit

Flamurtari e Luftetari kane ndare nga nje pike, teksa perballja mes tyre eshte mbyllur ne barazim 1-1. Kur u duk se vlonjatet po merrnin piket e plota, ishte Realdo Fili qe i vetem mes 7 lojtareve vlonjat, ktheu ne gol krosin e sakte nga Dunga nje minute para fundit te kohes se rregullt duke barazuar shifrat. Nje ndeshje e barabarte, qe u zhbllokua nga nje gol i çuditshem qe u shenua nga Ribaj ne minuten e 50. Raste pati ne te dyja krahet, shtylle e goditur nga Veliu, por edhe nga Realdo Fili. Portieri Kolici ishte vendimtar me pritjet e tij, nderkohe qe edhe Bakaj beri detyren ne rastet e paraqitura. Barazim i drejte per ate qe prodhoi fusha dhe per Luftetarin kjo pike eshte e arte në luften per mbijetese, pasi ruhet distanca prej shtate pikesh me Kastriotin. Pas javes se 30 gjirokastritet vazhdojne te renditen ne vendin e 7 me 38 pike. Javen e ardhshme Luftetari do te ndeshet dy here ne fushen e vet me bardheblute e Tiranes, te merkuren ne kuadrin e gjysmefinales se Kupes se Shqiperise dhe te dielen per javen e 31 te SuperLiges Shqiptare.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ