Shehu: Kthimi dhe pranimi i familjareve te ISIS-it, vlere, drejtesi dhe kujtese

Ish ministri i jashtem i Shqiperise Tritan Shehu, ne nje shkrim ne fb ka prekur fenomenin e kthimit dhe pranimit te familjareve te ISIS-it. Nder te tjera Shehu tekson se “Mendimi i “vigjilences”, i kujteses, i mos harreses, pikerisht per te mos u perseritur krime te tilla makabre, qe fatkeqesisht disa nga te cilat kishin per turpin tone, autor e aktor bashkekombas tanet, pa asnje dyshim te tjetersuar”. Per me teper ndiqni te plote shkrimin e tij: Pranimi e kthimi i sotem i mbi 100 familjareve te ish terroristeve te ISIS, ndersa flet per vlerat tona, revokon dhe drejtesi e kujtese.
Duke u njohur me kete lajm qe prek Kosoven, Shqiperine e Maqedonine e Veriut, nuk mund te te mos vijne disa mendime.
Se pari per te glorifikuar vlerat e demokracise, pluri kultures, mentalitetit tone te hapur e perendimor, ndjenjes se faljes e deshires per te ndare kriminelin nga “njeriu”, qe edhe kjo ndodhi e fundit i konfirmoi. Kjo eshte supremacia jone e madhe, e pa thyeshme, arma me e sigurte e fitores mbi te “keqen”, gje qe u vertetua dhe ne ate perballje me ate “shtet” monster te krijuar diku aty, midis Sirise e Irakut.
Se dyti eshte mendimi i “vigjilences”, i kujteses, i mos harreses, pikerisht per te mos u perseritur krime te tilla makabre, qe fatkeqesisht disa nga te cilat kishin per turpin tone, autor e aktor bashkekombas tanet, pa asnje dyshim te tjetersuar. Per keta te fundit drejtesia duhet te jape ndeshkimin e saj.
Se treti kjo thellohet edhe nga numrat e raportuara te atyre familjareve, qe u kthyen apo qe jane akoma diku andej kampeve, dhe qe une inkurajoj te mos lihen ne ato vende krimi. Jane numra impresionante e njollosjes ne krahasim me popullesine shqiptare ne Rajon, e vecanerisht kjo perballe perkatesise sone krejtesisht Europiane e Perendimore, rrenjeve tona, perballe asaj qe kane bere e bejne aleatet tane te medhenj per lirine e ekzistencen e kombit tone.
Ne fakt une keto mendime nuk i shpreh vetem sot, i kam shprehur me shqetesim te thelle qe ne veren e vitit 2013, vecanerisht me shkrimin “Shqiptaret ne Siri”, dhe do te vazhdoj t’i shpreh, se dhe rreziqet ekzistojne akoma, qofte dhe ne forma te ndryshme.

Fotografia e Tritan Shehu


SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ