“Prologu” i Kupes me mendje tek ”epilogu” i Superliges

Luftetari dhe Tirana u ndalen ne nje barazim te ”bardhe” pa gola ne takimin e pare te gjysmefinales se Kupes se Shqiperise. Rezultati i sotem le te hapur çeshtjen e kualifikimit ne finalen, pasi loja e sotme tregoi se ekipet me teper ishin te fokusuara tek njohja e lojes se njera-tjetres, pasi te dielen do te rindeshen ne te njejten fushe per superlige. Gjirokastritet do te riperballen pas dy javesh ne 8 maj tek “Selman Stermasi” me Tiranen, per te vendosur se cila skuader do te marre bileten per ne finalen e Kupes se Shqiperise, ku do te ndeshet me fituesin e çiftit Kukesi-Skenderbeu. Tirana e filloi vrullshem lojen duke rrezikuar me Kobinan ne minutat e para te takimit, nderkohe qe Luftetari u kunderpergjigj me disa aksione të njepasnjeshme duke testuar portierin Abibi. Ne minutat e fundit tepjeses se pare dy kapitenet Rapa dhe Karabeci demtohen dhe detyrohen te lene fushen pas pak minutash. Ne pjesen e dyte pothuajse e njejta panorame u shpreh nga te dyja ekipet, ku duhet theksuar Luftetarit i’u mohua nje penallti e pastert ne minuten e 62, ku Ymeraj pengohet brenda zones nga Hoxhallari, por arbirtri vendosi per goditje kendi ne favor te gjirokastriteve dhe jo penallti. Minutat e fundit te takimit loja e te dyja skuadrave u qetesua me barazimin qe u duk sikur kenaqte te dyja ekipet. Te dielen Luftetari dhe Tirana do te ndeshen perseri ne fushen e gjirokastriteve ne kuadrin e javes se 31 te SuperLiges Shqiptare.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ