VIDEO/Fjala përshëndetëse e ish deputetit demokrat Tritan Shehu në tubimin e sotëm në Gjirokastër

Është kënaqësi e madhe për mua që në emrin tuaj në emrin e gjithë banorëve të Qarkut të Gjirokastrës tju them mirëse erdhe në Gjirokastër.

Të nderuar ju falenderoj që më ngarkuat të them fjalën e mirëseardhjes.

Sot është ditë e vecantë për Qarkun e Gjirokastrës sepse në kulmin e iniciativës së madhe politike të ndërmarrë nga kryetari ynë zoti Basha, ai vjen këtu midis nesh të shkëmbejë mendime, të dialogojë, të flasi të tregojë atë që është e vërtetë e madhe që Shqipëria ka nevojë për ndryshimin e madh, të përmbysë narkoshtetin, të vendosi shtetin e së drejtës, votën e lirë dhe të vendosë në shinat e nevojshme të ardhmen europiane.

Dua që në emrin tuaj në emrin e të gjithë qarkun tonë, t’i shpreh zotit Basha mbështetjen e plotë, mbështetjen e thellë për iniciativat e mëdha, të guximshme, të vështira por të domosdoshme që janë për të mirën e Shqipërisë për të sotmen dhe për të nesërmen.

Qarku i Gjirokastrës ju mbështet tërësisht dhe plotësisht në vizionin tuaj në strategjinë tuaj të nesërmen kur ju të jeni kryeministër i këtij vendi.

Kam kënaqësinë të ftoj para jush kryetarin e opozitës, kryetarin e Partisë Demokratike zotin Lulzim Basha.

Fjala për ju zoti kryetar.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ