VIDEO/Opozita nesër në shesh, kryedemokrati gjirokastrit Aliko garanton pjesmarrje masive nga jugu

Një ditë para tubimit të madh të opozitës së bashkuar shqiptare në kryeqytet, kreu i PD Gjirokastër Dasho Aliko, u ka bërë thirrje qytetarëve gjirokastritë, t’i bashkohen qëllimit të përbashkët të të gjithë shqiptarëve, për rrëzimin e qeverisë Rama.

Për Jugunews.net zoti Aliko është shprehur i bindur se gjirokastritët ashtu si dhe herët e kaluara, do t’i bashkohen thirrjes së PD dhe partive të tjera aleate, për të qenë pjesë e ndryshimit të madh të Shqipërisë, që buron nga dëshira për një Shqipëri normale dhe jo të kapur nga krimi. Gjirokastritët u ka humbur shpresa në këto 6 vite qeverisje të Rilindjes. Kanë arsye të protestojnë ashtu sikurse një ditë më parë, i’u bashkuan takimit me liderin Basha, ashtu do t’i përgjigjen thirrjes së PD që ka për mision, daljen e vendit nga kriza e madhe politike dhe ekonomike që e ka futur Rama, përmes një programi të detajuar-është shprehur Aliko.

Në fund kryedemokrati i Gjirokastrës apeloi tek cdo demokrat apo dhe socialist të zhgënjyer nga Rilindja e krimit, që t’i bashkohen protestës së nesërme në kryeqytet në 18:30 minuta për t’i thënë NDAL krimit të veshur me pushtet, korrupsionit që gjeneron në cdo qelizë të pushtetit dhe PO lirisë dhe drejtësisë së vërtetë.

Aliko ka garantuar se nga Qarku i Gjirokastres ne kryeqytet, do te kete numrin me te madh ne raport me protestat e kaluara, kjo, pasi gjate diteve te fundit interesi per pjesmarrje ka qene i larte.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ