Opozita lëshon thirrjen e madhe: Sot të gjithë drejt Kryeministrisë!

Këtë të shtunë, më 11 maj, opozita organizon protestën e rrëzimit të kryeministrit Rama, si një kryeministër i lidhur me krimin dhe mafien, si një kryeministër që ka blerë votat me bandat e drogës, si një kryeministër që punon vetëm për oligarkët, si një kryeministër që duhet të ikë sepse ka pushtet të blerë me votat e krimit, sipas opozitës.

Ndaj Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë bërë thirrje popullit, që sot, të vijnë para kryeministrisë si dhe për të rrethuar edhe kryesinë e Kuvendit, ku rri Gramoz Ruçi. Mllefi dhe zemërimi popullor nuk mban më, aq më tepër kur kryeministri Rama ka vendosur të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën. Kjo do të sjellë përplasje të madhe civile dhe nuk dihet se si përfundon konflikti.

Edi Rama e ka ndarë mendjen që të mbrohet me polici, bile po angazhon edhe forca ushtarake të veshura nën uniformë policie për t’u përballur me popullin protestues.

SOT populli do të marrë vetë fatet e vendit në duar, thonë në PD dhe LSI.

Në të vertetë nuk kishin pse shkonin kështu punët, deri në përplasjen fizike, siç po parashikohet. Edi Rama duhej t’i thërriste arsyes e jo pushtetit, të tregohej Burrë Shteti e jo njeri pas karriges. Opozita thjesht po kërkon zgjedhje korrekte dhe kushdo të fitojë le ta gëzojë pushtetin, por me një qeveri kujdestare për zgjedhjet e jo me Edi Ramën si kryeministër. Por Rama nuk tërhiqet sepse e di se nuk fiton me zgjedhje korrekte, sepse nëse do të ishte ndryshe do ta kishte pranuar qeverinë kujdestare për zgjedhjet.

Ndaj sot opozita proteston dhe do të lërë popullin të vendosë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ