Gjiganti amerikan Fox News: Protestë e madhe në Tiranë, kërkohen zgjedhje të parakohshme

Partitë shqiptare të opozitës po mbajnë një protestë në Tiranë, duke kërkuar që qeveria të japë dorëheqjen dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Mijëra përkrahës të opozitës së qendrës së djathtë nga e gjithë vendi u mblodhën të shtunën para ndërtesës qeveritare, duke mbajtur postera anti-qeveritare. Ata hodhën fishekzjarre, ‘bomba’molotov dhe mjete të tjera.
Opozita akuzon Kabinetin e Kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar.

Deputetët e opozitës hoqën dorë nga vendet e tyre në parlament në shenjë proteste. Socialistët drejtues kanë 74 vende në parlamentin me 140 vende.

Në qershor, Shqipëria pret një përgjigje nga Bashkimi Europian nëse do të fillojë negociatat e plota të anëtarësimit dhe gjithashtu të mbajë zgjedhje bashkiake.

Image
SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ