S’mund të rri pa reaguar kundër “të pavarurve” të cilët dënojnë “dhunën e opozitës

Indrit Vokshi

Çuna dhe goca! E dimë se kushti kryesor i fesë tuaj që quhet modernitet është ky; sharje ndaj çdo akti në thonjëza vandal, sidomos kur kryhet nga njerëz të cilët jetojnë jashtë vijës së verdhë të Tiranës. Jashtë vijës së qytetit imagjinar në kokën tuaj. Kjo me qëllim për tu dukur cool.

Duhet tiu shpjegoj se çfarë është dhuna. Ka dhunë si ajo e mbrëmshmja prej opozitës, kapsoll, bojë, molotov, gurë. Por ekziston edhe një lloj dhune tjetër e cila quhet “dhunë strukturore”.

Kjo dhuna strukturore nuk ushtrohet as nga malokët dhe as nga askush tjetër i cili llogaritet popull. Kjo është një dhunë të cilën e ushtron shteti.

Ju keni para syve dhunën politike të Rilindjes Socialiste të Edi Ramës, si brenda parlamentit kundër deputetëve të opozitës, si në zona elektorale kundër mbështetësve të opozitës. Dhe nuk iu duket dhunë.

Keni para syve dhunën financiare, ku të gjitha paratë e këtij vendi qeveria i merr dhe ua shpërndan miqëve të kryeministrit, përmes të famshmeve konçesione. Dhe iu nuk iu duket dhunë por, është dhunë.

Keni para syve dhunën verbale, ky kryeministri shan e fyen cilindo dhe në fund nuk i llogarit as për njerëz shqiptarët kur deklaron “Iki kur të dua jo kur njerëzit të na thonë ik se na mërzite”. Ju nuk iu duket dhunë por është dhunë.

Është dicka e cila quhet “Korporata e Investimeve” e cila është krijuar për të marrë prona me shtet dhe për tua dhënë miqëve. Nuk iu duket dhunë por është dhunë.

Njerëzve me pak mbrojtje u është vu shkelmi në fyt, u janë mbyllur të gjitha shtigjet për të jetuar këtu dhe janë detyruar të emigrojnë. Ju nuk iu duket dhunë por është dhunë, madje është eksterminim politik.

Dhuna me molotov, me gurë, me kapsolla është dhunë e nivelit të ulët, dhunë joprofesionale. Ndërsa dhuna që ky shtet dhe ky kryeministër po ushtrojnë është dhunë profesionale, dhunë e sofistikuar, dhunë e projektuar mirë dhe e propaganduar mirë.

Mirëpo molotovi fiket, guri nuk lëviz më, kapsolli shpërthen dhe aq. Kaq është kjo lloj dhune. Po dhunës me projekt, dhunës strukturore, dhunës profesionale çfarë i bëhet? Si ndalohet ajo?

Ja prej dhunës së opozitës shpëtuat, shkuan opozitarët në shtëpitë e tyre. Po prej dhunës së Edi Ramës dhe njëqind profesionistëve të diktaturës e kriminalitetit që ky i ka rreth vetes, si keni ndërmend të shpëtoni?

Apo rëndësi ka të mos plasë kapsoll gjatë kohës kur pimë kafe dhe kërkojmë paswordin e wireless, diktatura ska rëndësi.

Ja ku po ua them; ata të cilët ju i quani të egër e të dhunshëm, malokë e të prapambetur, mund të jenë vërtet më të varfër se ju, më të paveshur se ju, më të painformuar se ju. Por janë më politikë se ju që e keni shpallur veten të pavarur si shpëtim për të mos u marrë me asgjë. E më politik dmth më virtuoz, më i moralshëm, më mendues, më mospajtues dhe reagues ndaj asaj çfarë quan të padrejtë.

Të mos bëhemi sipërfaqësorë. Le të arsyetojmë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ