Flakë dhe revoltë në PS e Gjirokastrës

REDAKSIONALE

Shkak është bërë publikimi i listës së këshilltarëve që do të zgjidhen nga zgjedhësit gjirokastritë për Këshillin e ri Bashkiak, qe do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme vendore. Publikimi i kësaj liste, ka ngjallur pakënaqësi dhe zemëratë tek socialistët e Gjirokastrës që me këtë listë ndihen të papërfaqësuar.

Burime nga Jugunews.net referuar degës së PS vendore, bëjnë të ditur se vetëm gjatë ditës së sotme, në drejtim të kryesuesit të listës së deputetëve të PS në Qarkun e Gjirokastrës Bledi Cuci, kanë shkuar dhjetëra mesazhe ku kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve vendore të socialistëve. Sipas tyre lista është jo përfaqësuese pasi në të, rezultojnë emra që nuk kanë asnjë kontribut në PS, ndërkohë që disa nga përfaqësuesit e vërtetë të të majtëve, janë si Lipe Shtogu pas listës.

Të tillë janë Armand Hilaj kryetar aktual i Këshillit të Qarkut që është i 11 në listë, pra larg zonës së sigurtë, apo dhe Petrit Brahimi qëndrestari socialist lazaratas që në 4 vitet e fundit, ka qenë i paepur në debatet në Këshillin Bashkiak në rolin e kreut të këshilltarëve ku rezulton të jetë i 17, apo dhe Ylli Muho ish kryetar i Komunës Antigone i 23 në listë.

Vendin e tyre e kanë prenotuar me urdhër të Cucit, emra që nuk i lidh asgjë me PS, por që mund të kenë vlera dhe kontribute për ndonjë subjekt tjetër politik.

Bledar Kaci kryetar i PS Gjirokastër, Lindita Rova e Anest Bashari kryetar i FRESSH Gjirokastra, janë tre të parët në listën e këshilltarëve cka nuk kanë kontestime për vetë faktin se janë emra që gëzojnë reputacion në qytet. Ndërsa krejt e kundërta me emrat e tjerë që nuk përfaqësojnë vecse veten e tyre (votën e tyre).

Në këtë listë mungojnë emra me peshë në PS e Gjirokastrës si Odise Kote shkrimtar dhe publicist, Florian Hysi ish kryetar i PS në një opozitë të egër 2006-2013, Skënder Seferi e Lefter Ligu themelues të PS intelektualë që gëzojnë respektin e njerëzve në Gjirokastër, Shpëtim Novi drejtor model i DSHP Gjirokastër, Nertil Nebiaj drejtori ekselent i ALUIZNI-t, Sokol Feruni drejtori i Spitalit Rajonal, Zana Kane mësuese veterane, Roland Karalli mjeku i palodhur, Ismail Zeko, Flutura Reso etj etj të cilët nuk plotësojnë “standartet” e pëlqyeshmërisë nga deputetët e zonës.

E gjithë kjo “armatë” vlerash e PS, qëndron në skaljon të dhjetë ndërkohë që vendin e tyre e kanë zënë antisocialistë.

Gjithësesi kjo nuk do kalojë pa pasojë në elektoratin e majtë pasi qysh sot kanë shprehur vullnet për dorëzim në grup të teserave të PS, nga ata socialistë që kanë provuar opozitën në vitet e vështira kur PD ishte në pushtet dhe shijuar sërish opozitën në kohën e Rilindjes së Edi Ramës.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ