VIDEO/Nepravishta izolohet, Task-Forca bllokon transportin urban, Bashkia e Libohovës con duart

Nepravishta dhe fshatrat përreth në kaos total.

Banorët gjenden të izoluar nga suprimimi i linjave të transportit nga Njësia Vendore Qendër Libohovë në drejtime të ndryshme dhe anasjelltas. Task Forca e Tiranës ka ndaluar qarkullimin e linjave të transportit për arsye të dyshimta sipas pronarëve të këtyre linjave. Haracin e paguajnë banorët e fshatit Nepravishtë si fshati më i madh në zonë me një popullsi gati 1000 banorë.

Kanë hyrë në ditën e katërt të izolimit banorët e Nepravishtës dhe fshatrave përreth saj pjesë e Bashkisë së Libohovës. Dhjetëra nxënës që frekuentojnë shkollën e mesme në Gjirokastër apo destinacione të tjera, shërbime mjekësore për pacientë, banorë të zonës që punojnë në pjesë të ndryshme të Gjirokastrës, humbasin përditë mundësinë e transportit që është një e drejtë legjitime që e garanton kushtetuta e vendit dhe e drejta themelore që buron nga Karta e Helsinkit.

Këtë e ka mundësuar vetëm DRRSHTRR dhe vecanërisht drejtoria qëndrore në kryeqytet e cila është shkaku kryesor për problemin e lindur në këtë zonë të Gjirokastrës. Paralizimi i linjave ka ardhur pasi ato nuk duhet të operojnë nga qendrat administrative, në drejtim të qendrave të mëdha urbane ndërkohë që disponojnë leje nga Bashkia e Libohovës.

Ky handikap dhe kjo përplasje mes institucioneve shtetërore, “paguhet” nga banorët të cilët detyrohen të qarkullojnë me këmbë përditë 40 km dhe kush e ka xhepin plot apo ndonjë hall të rëndë familjar, të faturojë taksi.

Për këtë problematikë, kryetari i fshatit Artur Mushi, ka kërkuar zgjidhje nga autoritetet pasi në të kundërt, banorëve u ngelet si mënyrë sensibilizimi, bllokimi i aksit nacional Gjirokastër-Kakavije tek kthesa e Libohovës.

Bashkia e Libohovës më kot ka tentuar negocim me Ministrinë e Transporteve pasi kjo e fundit nuk ka dashur të jetë tolerante në këtë drejtim dhe rrjedhimisht odiseja e banorëve të Nepravishtës dhe fshatrave përreth, do të vijojë pa pushim.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ